Bob Dylan është paditur nga një grua, e cila pretendon se kantautori i njohur amerikan ka abuzuar seksualisht me të në vitin 1965, kur ishte vetëm 12 vjeçe.
Ajo akuzon yllin e rokut se “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i dhënë drogë e alkool, si edhe ka abuzuar disa herë seksualisht me të”.
Gjithashtu pretendon se Bob Dylan e kërcënoi se do të ushtronte dhunë fizike ndaj saj.
Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në Hotel Chelsea të Nju Jorkut.
Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, ndërkohë që zëdhënësi i Dylan i tha BBC se “pretendimi 56-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.
Akuzuesja e cila aktualisht jeton në shtetin e Konektikatit është identifikuar vetëm nga inicialet e saj, J.C. Ajo tha se këngëtari 80 vjeçar, i kishte shkaktuar “dëm të rëndë psikologjik dhe trauma emocionale”, dhe po kërkon dëmshpërblim.
Dylan ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada. Në vitin 2016, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz./bw/
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot