Blero Muharremi është artist që njihet për një numër të madh hitesh.
Ai ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore dhe koncerte gjatë gjithv vitit 2017, shkruan lajmi.net.
Pas gjithë atyre angazhimeve, këngëtari kishte vendosur të pushojë për disa ditë në Nju Jork bashkë me të fejuarën e tij, Afronën.
Por, duket se Blero nuk i përfundoi pushimet me kaq, me t’u kthyer në Kosovë, ai mori vajzën e tij Tarën dhe që të dy udhëtuan për në Suedi.
Në llogarinë e tij në Instagram, Blero ka publikuar disa pamje nga ky udhëtim, e një moment i veçantë ishte takimi i Tarës me gjyshërit, të cilët ishin shumë të lumtur për vizitën e mbesës.
Tara gjithashtu ka shprehur entuziazmin e saj, duke iu hedhur me vrap në përqafim, ndërsa në videon e filmuar, Blero shkroi “Takimi nanigjyshi dhe tara ne suedi”. /Lajmi.net/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...