Pas shumë raportimeve të aktoreve të njohura për ngacmime seksuale nga producenti i njohur Harvey Weinstein, me një rrëfim të tillë ka dalë edhe aktorja Blake Lively.
Ajo ka zbuluar përvojën e saj të tmerrshme, pasi ishte ngacmuar seksualisht nga një grimer, transmeton portali arbresh.info
“Isha duke fjetur dhe ai u gjend pranë meje dhe po më filmonte. Isha e veshur, por ishte shumë gjë e tmerrshme”, ka thënë aktorja.
Lively ndjehet e zemëruar se ankesat e aktorëve në lidhje me ngacmimet seksuale po hasin në vesh të shurdhër.
Në lidhje me raportimet e fundit mbi skandalet seksuale në Hollywood, ajo ka thënë se “zërat e aktoreve duhet të dëgjohen”.
Ajo është e martuar me Ryan Reynolds. Çifti ka dy vajza Ines dhe James./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...