Finding Freedom”, një biografi për princin Harry dhe Meghan Markle, premton se do të sqarojë keqkuptimet dhe thashethemet për çiftin. Mirëpo nga ana tjetër, thuhet se familja mbretërore është e shqetësuar për mënyrën si mund të paraqitet princi William – veçanërisht pas spekulimeve në lidhje me mosmarrëveshjet mes tij dhe Harry-t.
Një burim për The Sun thotë se mbretërorët “kanë frikë se William do të pasqyrohet si djali i keq” dhe shtoi se “janë të shqetësuar” për këtë gjë. “Libri mund të jetë i dëmshëm për familjen.”
Po i njëjti burim tha se “William mund të portretizohet si njeri pa ndjenja, që është kundër filantropisë së princit Harry dhe Meghan Markle”. Asnjë detaj tjetër nuk është bërë publik në lidhje me biografinë.
“Të gjesh lirinë: Harry dhe Meghan dhe krijimi i një familjeje mbretërore moderne” u shkrua nga reporterët mbretërorë Omid Scobie dhe Carolyn Durand dhe do të dalë në shitje më 11 gusht./lapsi.al/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit