Google ADS

Big Mama reagon ashpër pas akuzave për fotoshop

11:08 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Big Mama ua mbylli gojën kritikuesve që i thanë se përdori fotoshop në një imazh.

Big Mama vite më parë befasoi të gjithë me ndryshimin drastik që bëri në pamje.

Me rënien në peshë, këngëtarja publikon vazhdimisht imazhe të reja dhe duket në formë shumë të mirë.

Së fundi, Big Mama publikoi një foto, në të cilën shihet e veshur me një fustan të gjatë, të cilin e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.

Ajo ishte ulur në karrige, në të cilën nuk i shihej njëra këmbë, andaj komentuesit i thanë se e ka hequr krejt këmbën me fotoshop.

Pas këtyre komenteve, këngëtarja reagoi ashpër duke shkruar “Ja ku e kam kemben po nga fustani nuk me duket shyqyr zotit nuk jemi aq debila sa ju te bejm asi kiksa me zhduk kemben photoshop. Nuk di pse mirem. Me ju tju jap sqarime kur truri juj aq kupton”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme