Pak muaj pasi kanë dalë nga shtëpia e Big Brother, Danjeli dhe Fotinia i janë përkushtuar jetës së tyre të re, të përbashkët tashmë, dhe kanë nisur punët respektive.
Megjithatë, nuk i kanë lënë mënjanë planet e dasmës. Vetëm i kanë shtyrë.
Sot, çifti fitues i Big Brother ishte i ftuar në Pop Culture për të rrëfyer jetën e re pak muaj pas fitores së Big Brother. Por nuk i shpëtuan dot pyetjes së të gjithëve: pse u anulua dasma?
“Ne po mendonim ta bëni gjatë verës…” – tha Danjeli duke specifikuar se nuk kanë ndonjë arsye të veçantë, por kanë menduar se ajo është koha më e mirë.
Ndërsa Fotinia shton se më 27 maj, ata bëjnë një vit të martuar zyrtarisht dhe ajo kohë do të jetë ideale për të bërë një dasmë të madhe: “Për verë do ishte më mirë, menduam, sepse tani na mungojnë edhe disa njerëz nga familja”, – tha Fotinia në Pop Culture.
Ndryshe nga sa kanë thënë në rrjetet sociale, të ftuar në Top Channel ato kanë anashkaluar faktin se ende nuk kanë marrë paratë e çmimit fitues. /Gazeta Express

Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...