Pas 24 javësh garë intensive, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP.
Spektakli final u transmetua të premten mbrëma, dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke ofruar emocione dhe surpriza për publikun.
“Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta,” u shpreh Luana Vjollca, mes emocionesh, teksa lexonte vendimin e publikut.
Në natën finale ishin pesë finalistë: Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama. Erandi ishte i pari që u eliminua, pasuar nga Big Mama dhe më pas Andrea.
Në përballjen përfundimtare, publiku zgjodhi Big Bastën si më të mirin dhe më të votuarin, duke i dhënë atij fitoren e madhe të këtij edicioni.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...