Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërish prangat.
Siç bëjnë me dije burime të gazetares Anila Hoxha, 52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.
I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, i cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë.
Gazetarja Anila Hoxha thotë për Top Channel se Gjonaj (Mentor Hadërgjonaj) sipas të vëllait ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.
Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K, një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.
“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi.
Burimet e policisë shtuan për Anila Hoxhën se Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.
Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.
Ai ka qenë edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj. /tch/
I vuri flakën shkurreve në Ozdrim të Pejës, shoqërohet në st...
Tragjedi në Prilep, burri vret nipin dhe djalin e tij e më p...
Firmino bëhet me skuadër të re, do të fitojë 30 milionë euro...
Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri
Theret me thikë një person në Pejë
Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet i dys...