Futbollisti i njohur Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali dhe kërkon që ylli i muzikës pop të këndojë në dasmën e tij.
Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar fillimisht për muzikën, e cila do të argëtojë të ftuarit. Pjesë e saj mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare. “The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar 1.5 milion euro për të performuar në dasmën e Gareth Bale.
Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për futbollistin e Real Madrid, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare./lapsi

Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...