Google ADS

Beyonce dhe Jay Z flenë ndaras

17:06 | 2 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Çifti Beyonce dhe Jay Z, ende jeton nën një çati, por dashuria tyre e madhe ka pësuar thyerje, ata po i shmangen shumë njëri-tjetrit.
Yjet, të cilët jetojnë me vajzën e tyre 3-vjeçare Blue Ivy, në një vilë milionëshe në Beverly Hills, gjumin e bëjnë ndaras kohët e fundit.
Një burim në shërbim të çiftit zbulon se Beyonce dhe Jay Z kanë një hapësirë private që jetojnë në vilë të madhe. “Ata kanë hapësirën e tyre personale dhe dhomat e gjumit të tyre”, thotë punonjësi. Ndërsa dhoma e gjumit të vajzës është në mes dhomave të tyre kështu që ata nuk takohen me njëri-tjetrin.
Dy muaj më parë, qarkulluan thashetheme se diva e muzikës është gati të kërkojë divorc, sepse nuk po mund të harroj tradhtinë e burrit të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm