Këtë të javë në Emisionin “E Diela Shqiptare” ishte i ftuar humoristi Bes Kallaku, të cilit kolegu i tij Erion Isaj i kishte përgatitur një surprizë në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty”, e ku Ardit Gjebrea po ashtu njoftoi se dy aktorët e humorit do të jenë prezantuesit e këtij viti të “Kënga Magjike”.
Teksa rrekej të gjente se kush e kishte thirrur tek e Diela Shqiptare, Kallaku foli edhe për marrëdhënien e veçantë me Ijen, gjyshen e tij.
Bes Kallaku: “I vetmi njeri që mendoj se mund të mërzitet me mua është vetëm Ija. Se çdo mëngjes që dal nga shtëpia thotë ‘hajde se të ka bo nona vezën.’ E duhet me u nis prej Tirane më hangar një vezë të skuqur në Bubq edhe me u kthy prapë në Tiranë.”
Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia jote me Ijen? Bes Kallaku: “Ija është shpirti im. Jo shpirti që e dua, por shpirti, shpirti tamam. Ajo më ka brumos, ajo më ka rrit, kështu që për shumë gjëra i detyrohem Ijes. Gjithashtu edhe humorin që e kam.
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura