Ben Affleck i ka ardhur në majë të hundës me paparacët. Aktori, i cili sapo është martuar me Jennifer Lopez, është përballur me paparacët gjatë gjithë kohës që kur u ribashkua me këngëtaren, sidomos gjatë muajit të mjaltit që kaluan në Paris.
Siç thonë burimet për Page Six, “Ben ishte pak i tmerruar në Paris, sepse ajo që ndodhi ishte në një nivel krejtësisht të ri”, duke shtuar se ndjekja e paparacëve të kujtonte atë që ndodhi me Princeshën Diana. Në vitin 2002, çifti i famshëm u përball me një vëmendje të paparë mediatike.
Madje u detyruan të shtyjnë martesën e tyre të parë të planifikuar në 2003. Në një deklaratë të lëshuar një ditë para dasmës së tyre të parë, ata thanë: “Për shkak të vëmendjes së tepërt të mediave rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”.
Natyrisht, dasma nuk ndodhi atëherë, por shumë vite më vonë, më 16 korrik 2022. ” Beni është mësuar me shkrepjet e fotove”, vazhdoi burimi, “por ai ndjeu sikur muaji i mjaltit ishte një cunami “, duke e përshkruar Lopezin si ” e bërë prej çeliku “, e cila qëndron.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...