Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn kanë njoftuar lindje e vajzës së parë të tyre Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.
Këngëtari e bëri njoftimin në Instagram, duke shpërndarë një fotografi të çorapeve dhe një batanije të Lyra-s, transmeton portali arbresh.info.

Ai shkruan: “Tung! Një mesazh i shpejt nga unë, pasi që kam disa lajme personale që doja t’i ndaja me ju…
“Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.
“Shpresojmë që ju të mund ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë. Shumë dashuri dhe do t’ju shoh kur të vijë koha të kthehem, Ed x”, shkroi këngëtari britanik.
Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se po bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqendruar në udhëtimet dhe jetën e tij personale./arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro