Teksa shumë VIP-a shqiptar kanë zgjedhur destinacione të largëta si Mexico, LA, Santorini për të kaluar pushimet, këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha do të pushojë në atdheun e saj, Shqipëri.
Sigurisht pushimet e saj nuk do të ishin dhe shumë modeste, nëse krijuat këtë përshtypje pas këtij lajmi. Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Shqipërisë me helikopter privat.
Në një video të postuar nga vetë ajo në Instagram, shihet se në këtë udhëtim është e shoqëruar nga Bora Meta, vajza e presidentit të ardhshëm Ilir Meta, kanë bërë një fluturim si “diva”, ku dhe kanë shijuar bukuritë e vendit tonë.
Lajmin se ishte nisur drejt Shqipërisë, e ka dhënë në një mënyrë shumë të veçantë, gjë që ka shkaktuar të qeshura dhe tek Bora.
“Ja si udhëtojnë ku*vat e këqija drejt Shqipërisë. Ju as nuk e dini ku i bie Shqipëria në hartë”, dëgjohet të thotë bukuroshja.


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...