Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha shumë herë ka treguar se nuk e harron prejardhjen nga vjen.
Atë në disa paraqitje publike e kemi parë të veshur me motive kombëtare, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Bebe ka postuar një video përmes të cilës tregon se cilin ushqim tradicional shqiptar ia ka përgatitur e ëma dhe që po i krijon probleme me dietë.
“Mami ka përgatit pite me spinaq”, thotë këngëtarja teksa e filmonte ushqimin, ndërsa mbi i kishte lënë mbishkrimin “Problemet e dietës shqiptare”.
Kujtojmë që Bebe Rexha po e përmbyll suksesshëm vitin 2017 me disa projekte të reja dhe turne në mbarë botën, ndërsa për vitin 2018 ka paralajmëruar këngë të reja. /Lajmi.net/
Bebe Rexha tregon se “çmendet” pas këtij ushqimi tradicional shqiptar
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...