Bebe Rexha ka arritur edhe një tjetër sukses në karrierë.
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka arritur edhe një tjetër sukses në karrierën e sai si artiste, kështu duke u shpërblyer me çmim në “Billboard Music Awards 2019”, shkruan lajmi.net.
Bebe, ani pse nuk ishte e pranishme në spektakël, u shpërblye në kategorinë “Top këngët më të mira të muzikës country” me këngën “Meant to be”, bashkëpunim ky me grupin Florida Georgia Line. Djemtë e grupit u ngjitën në skenë për ta marrë trofeun.
Kjo këngë në kanalin zyrtar në Youtube ka thyer rekord klikimesh. Bebe po vazhdon punën për projekte të reja muzikore.
Ai i fundit është “Last Hurrah” i cili po ashtu u pëlqye nga publikun.

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...