Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë.
Ajo nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor që nga fillimi i vitit 2020, teksa edhe publikimi i albumit të saj të tretë është shtyrë për shkak të pandemisë globale COVID-19, shkruan portali arbresh.info
Sido që të jetë, Bebe Rexha po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.
Së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku tregoi ndryshimin e saj të ri drastik në pamje.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.
“Një version i ri i mi, çfarë mendoni?”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e videos. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...