Ajo di gjithmonë të dhurojë një performancë të lezetshme për fansat e saj.
Bebe Rexha performoi së fundmi para mijëra fansave në festivalin muzikor Outside Lands në Golden Gate Park në San Francisko të dielën.
Krijuesja e hitit “I’m a mess” vuri në pah kthesat e saj, ndërsa dukej mjaft provokuese me veshjen e ngushtë.
Barku i vogël i këngëtares u vu në pah falë një rripi të perlave të shkëlqyera me diamante që zbukuruan pjesën e mesme të veshjes së rrobave.
Përgjatë një momenti, shqiptarja zgjati këmbën e saj lartë duke elektrizuar edhe më tepër publikun.

Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)
Resha dukej edhe më atraktive me një palë vathë prej ari të varur në qafë që kishin emrin e saj të dekoruar mbi to.
Duke treguar fleksibilitetin e saj, këngëtarja shqiptare ngriti në ajër këmbën dhe ngriti krahët lart ndërsa hyri në skenë.
Në fund të këtij muaji, ajo do të festojë ditëlindjen e saj të 30-të. /Telegrafi/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi