Këngëtarja shqiptare me famë botërore Beba Rexha është duke arritur suksese të mëdha në skenën e muzikës ndërkombëtare.
Bebe së fundi ka publikuar projektin në bashkëpunim me Florida Georgia Line të titulluar ‘Meant to Be’ me të cilën projekt po arrin majat e toplistave, shkruan arbresh.info.
Kënga ‘Meant to Be’ është radhitur e pesta në toplisten Billboard, ku janë të renditura 100 këngët më të mira ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Instagram, Bebe ka falenderuar fansat për suksesin dhe për përkrahjen e tyre.
“Më vjen keq për postimet e shpeshta, por thjesht nuk mund ta besoj. Gjithmonë kam ëndërruar të jem në kreun e tabelës dhe thjesht nuk mund ta besoj. Është shumë e vështirë për të arritur këtu. Jam shumë mirënjohës. I dua tifozët e mi. I dua Rexhars”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, Bebe së fundi ishte pjesëmarrëse në eventin ‘iHeartRadio Music Awards’ së bashku me këngëtaren tjetër kosovare, Rita Ora./Arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BgUDsQqA8C3/?taken-by=beberexha
Hykmete Bajrami publikon disa prej profileve false që e sulm...
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipë...
Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtar...
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...