U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA 2018”.
Në mesin e emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës ishin edhe dy shqiptaret, Rita Ora dhe Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.
Me të arritur në vendin ku u mbajt eventi, Bebe dhe Rita pozuan pranë fotografëve të medieve më prestigjioze në botë.
Bebe Rexha në një moment thotë “Jemi shqiptaret e para në Video Music Awards”.
Ndërsa, pas kësaj që të dyja bëjnë simbolin e shqiponjës mes brohoritjeve të të pranishmëve afër tyre.
Kujtojmë që ishte paraparë që e pranishme në këtë ngjarje të jetë edhe Dua Lipa, por këngëtarja ka nisur pushimet në Ibiza të Spanjës me rastin e festimit të ditëlindjes.

26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...