Kënga “Last Hurrah” e cila i solli Bebes telashe me babin e saj ishte frymëzuar nga një tortë me çokollatë.
Babai i këngëtares e akuzonte të bijën se në klipin e këngës kishte skena të turpshme që atij nuk i pëlqenin të cilat ia kishte kërkuar t’i heq, shkuan MN music News, përcjell portali arbresh.info.
Tensioni mes babait dhe të bijës u përkeqësua aq shumë saqë Bebe u detyrua të kthehet në New Jersey për një takim të rëndësishëm me anëtarët e familjes së saj për t’i dhënë fund grindjeve online.

Gjatë një interviste, ajo zbuloi se kënga që shkaktoi gjithë këtë bujë në fakt u frymëzua nga dashuria e saj për desertët në veçanti tortet me çokolatë.
“Ishte shkruar për tortën me çokollatë. Njëra nga ndihmëset e mija për shkrimin e teksteve, Lauren Christie supozohej që të mos hante më sheqer dhe ajo shkoi në kuzhinë dhe mori një copë torte dhe bashkëshorti i saj i tha se nuk duhej të hante sheqer më, kurse ajo iu përgjigjë, It’s my last hurrah.”, u tha Bebe.
“Doja të bëja një video në lidhje me natyrën e papërpunuar njerëzore,” tha ajo në një intervistë për MTV.
“Njerëzit kanë momentet e tyre të çmendura dhe të gjithë kanë historitë e tyre. Jam e bindur se të gjithë kemi bërë diçka të keqe në jetën tonë, jemi dehur , kemi mashtruar njerëz , i jemi kthyer ish- të dashurit apo çfarëdo qoftë, ka përfunduar Bebe. /arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...