Grupi Shkodra Elektronike, i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, është ngjitur në skenën e Bazelit për provat e para, duke dhënë sinjalet e një paraqitjeje të fuqishme dhe artistikisht të ngarkuar me simbolikë kombëtare.
Ndër detajet që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave është pikërisht veshja e këngëtares Beatriçe Gjergji.
Fustani i saj, i dizajnuar nga nëna e saj, është më shumë se një veshje skenike – është një deklaratë artistike dhe emocionale që shpreh thellësisht identitetin dhe historinë shqiptare.

Ky fustan unik përfaqëson një interpretim modern të legjendës së Rozafës, heroinës së mitologjisë shqiptare që u flijua për ndërtimin e Kalasë së Shkodrës. Me një ngjyrë të kuqe të zjarrtë, ai simbolizon trupin e Rozafës që mbeti i lirë për të ushqyer dhe përkundur fëmijën e saj – një mesazh i fuqishëm për dashurinë, sakrificën dhe forcën e gruas shqiptare. Ky fakt u bë i ditur nga Eurovision Albania, të cilët theksuan edhe dimensionin emocional që mbart ky detaj.

Eurovision 2025 nis zyrtarisht më 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj. Shkodra Elektronike do të ngjitet në skenë pikërisht në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...