Barış Arduç ka vendosur të ndryshojë pamjen e tij. Ai ka postuar së fundmi në Instagram dy foto me pamjen e re, ku shfaqet me flokët e gjatë kaçurrela.
Gjatë karantinës aktori nuk ka mundur të presë flokët dhe ka mbajtur këtë pamje. Arduç i publikoi fotot në Instagram duke përshëndetur fansat, por bllokoi komentet. Megjithatë fotot thyen rrjetin pasi brenda 1 dite arritën të mblidhnin gati 800 mijë pëlqime. Kështu postimi i ri i aktorit është ndër më të pëlqyerit në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë që Barış Arduç u bë i njohur në Shqipëri me rolin e “Omerit” në serialin “Dashuri me qira” serial i cili pati shumë sukses.

Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura