Bardhi dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, përmes secilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.
“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot deshta t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.

“Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, përfundoi ai në njoftimin e tij.
Krijuesi i hitit “Betohemi” siç duket ka ndarë paqësisht rrugët me menaxherin e tij Jetmir Agaj. Ky i fundit gjithashtu konfirmoi shkëputjen e bashkëpunimit duke shpërndarë postimin e Bardhit.
Dyshja kishin pasur krisje në raportin e tyre pas pjesëmarrjes së Bardhit në Big Brother VIP Albania, në krisje ku ishte përfshirë partnerja e këtij të fundit, Sara Gjordeni.

Asokohe përflitej për një shkëputje nga menaxhimi i tij, ndonëse spekulimet nuk rezultuan të vërteta. /Telegrafi/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...