Mbrëmjen e së enjtes, banorët e Big Brother VIP Albania u vunë përballë një sfide të veçantë nga Vëllai i Madh.
Një kuiz me pyetje historike, kryesisht të lidhura me shqiptarët dhe figurat e njohura historike, u shfaq në monitorin e shtëpisë, duke testuar njohuritë e konkurrentëve.
Megjithatë, shumica e banorëve nuk arritën të japin përgjigjet e sakta, duke treguar një mungesë të theksuar të njohurive në këtë fushë. I vetmi që spikati ishte aktori shqiptar Laert Vasili, i cili vazhdimisht dha përgjigjet e duhura, duke dëshmuar përgatitjen e tij të lartë kulturore dhe historike.
Ndërkohë, kjo situatë nuk kaloi pa reagime. Konkurrenti nga Kosova, i zhgënjyer nga performanca e banorëve, u ngrit në këmbë dhe u largua nga dhoma e ndenjës, duke komentuar me ironi: “U çova, çka na ka bërë? Nëse vazhdojmë të rrimë këtu, do të bëhemi hor në TikTok.”
Momenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë kritikuar njohuritë e kufizuara të disa prej banorëve për historinë shqiptare, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar performancën e Laert Vasili. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...