Një “BajramParty” i paraparë të mbahej më 13 prill në Zvicër ku do performonin emra të njohur të estradës ka dështuar. Kjo pasi policia zvicerane po raportohet se ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarë të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Ndër të arrestuarit janë Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, të cilët raportohet se janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.
Në ketë mbrëmje ishte paraparë që të këndonte edhe këngëtari, Labinot Rexha.
Ai ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku tha se gjatë kontrollit kur u arrestuan këngëtarët ishin të pranishëm afro 150 policë.
Rexha kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem.
“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë“, tha Rexha.
Tutje ai bëri apel kolegëve të tij që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.
“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai, raporton Insajderi
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...