Babai i Loredanës ishte mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë surprizë vajzës së tij.
Por ndërsa i tha se është krenar dhe i kënaqur për të, ai tha se nuk është dakord për lidhjen e saj me Jozin, duke i thënë se është afruar shumë.
“Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh”, i tha ai.
“Unë rrugëtimin tim do e bëj, por ai është bërë pjesë e saj”, i tha Loredana.
“Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do i a dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde”, i tha babai Loredanës.
“Do t’i mbajë vëth në vesh këto”, tha ajo./tch
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak