Ajo i kishte munguar paraqitjeve televizive shkaku i një sëmundje të rrallë.
Por, pas dy vjetësh qëndrimi anash, Avril Lavigne është rikthyer në skenë me lajme shumë të mira për fansat.
Në daljen e saj të parë pas gjithë këtyre viteve, gjatë ecjes në tapetin e kuq në një ceremoni në “Annual Race to Erase MS Gala” në The Beverly Hilton in Beverly Hills.

“Gjatë kësaj kohe kam shkruar këngë të fuqishme që do të jenë hite të vërteta dhe të sinqerta. Besoj se fansat dhe njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që fundi të jetë i përkryer”, tha ajo për E News!
Theksojmë se ylli i muzikës rrok u diagnostikua me sindromën Lyme, e cila i shkaktonte temperatura të larta, lodhje dhe humbje të energjisë.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë këtij viti me videoklipe.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...