Google ADS

Aurela Gaçe fiton për herë të tretë “Këngën Magjike”

09:20 | 6 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Aurela Gaçe fiton për të dytin vit radhazi “Këngën Magjike”. Këngëtarja e mirënjohur ka fituar çmimin e madh në edicionin e 17-të të festivalit me këngën “Akoma jo”. Kënga fituese ishte kompozuar, shkruar dhe orkestruar nga Dritan Hila. Aurela bëhet kështu artistja e vetme në historinë e këtij spektakli që fiton në dy vite me radhë dhe e vetmja që ka fituar tri herë çmimin e madh. Vendin e dytë në “Kënga Magjike” e fituan Endri dhe Stefi me “Kënga e fundit”, ndërkohë në vendin e tretë është renditur Julian Pasha me “Vullkan”.
Ja si u ndan çmimet e tjera:

Grupi më i mirë: Alar Band – Për ty e jap free

Çmimi i produksionit: Xhesika Polo – Fati jemi ne

Çmimi ‘Çesk Zadeja’: Mateus Frroku – Më ke lënë kujtime

Çmimi i TV Klan: Mariza Ikonomi & Klea – Pikë loti

Çmimi i Telecom Albania: Renis Gjoka – Nuk ka si ti

Magjia e Parë: Janex Trio – Kom e kom

Best New Artist: Venera Lumani & Lind Islami – Zemër në katror

Kënga Stil: Revolt Klan – Rrijna na

Kënga më e mirë hip-hop: Stresi – Mos ma luni gocën

Kënga më e mirë pop-rock: Altin Goci – Fjalë në ajër

Çmimi i RTV 21 Kosovë dhe TV21 Maqedoni: Shpat Kasapi – Pa shpirt

Kantautori më i mirë: Endri Prifti – Kënga e fundit

Dueti më i mirë: Erik Lloshi & Anxhela Peristeri – T’kam bërë të qash

Çmimi tendencë: Semi Jaupaj – Veç lotët

Balada më e mirë: Gerta & Klejti Mahmutaj – Eja tek unë

Çmimi i internetit: Flori Mumajesi – Me fjalë të vogla

Çmimi diskografik: Stine – Çifti simpatik

Çmimi i interpretimit: Aurela Gaçe – Akoma jo

Çmimi i kritikës: Albërie Hadërgjonaj – Me dorën shtrirë

Vokali më i mirë: Juliana Pasha – Vullkan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm