Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndonëse e tërhequr nga politika, vazhdon të jetë një emër aktiv në mediumet shqiptare dhe rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar një aktivitet sportiv në Grykët e Rugovës, teksa është ngjitur në shkëmbinjtë dhe malet e vendit.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se ka ngelur pa frymë nga bukuritë që ofron vendi ynë atraktiv.
“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon”, shkruan ndër të tjerash Jahjaga.
Tutje, ajo shkruan se pati nderin të provojë një nga format më interesante të shijimit të bukurive natyrore.
“Pata kënaqësinë që të përjetoj njërën nga mënyrat kreative për të promovuar turizmin dhe kënaqësitë që ka për t’i ofruar Kosova Balkan Natural Advanture”, shkruan tutje ish-presidentja.




Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...