Sot ish-konkurrenti i njohur Atdhe Xharravina është kthyer në “Përputhen”.
Olsa Muhameti përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar se sonte rikthehet një ish-konkurrent për një përballje të fortë.
Ashtu siq e kishte paralajmëruar Olsa, Atdheu sot u rikthye në emision për një përballje me një konkurrente tjetër.
Teksa ata ishin të ulur përballë njëri tjetrit në ekran u shfaqën momente nga sherri i tyre disa javë më parë. Atdheu filloi duke treguar arsyen se përse ishte larguar nga emisioni atë ditë.
“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.
Ndonëse u tha se ishte përballje ajo që zhvilluan Atdheu dhe Antonela ishte vetëm një takim tuajse romantik, ku edhe konkurrentja bëri deklaratën befasuese që ende ka një pëlqim ndaj Atdheut.
“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela./
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...