Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel me pesë yje në Manchester.
Policia e arrestoi Brown nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj producentit muzikor Abe Diaw në klubin e natës Tape në Mayfair, në qendër të Londrës, në shkurt të vitit 2023.
Ylli amerikan i muzikës R&B, 36 vjeç, u arrestua pak pas orës 2 të mëngjesit në hotelin Lowry.
Brown kishte udhëtuar drejt aeroportit të Manchesterit me një avion privat pasditen e djeshme, ndoshta për të filluar provat për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nis më 15 qershor në Manchester.
E përditshmja The Sun kontaktoi policinë pasi konfirmoi që Brown ndodhej në vend, duke pyetur nëse ai do të arrestohej për incidentin.
Hetuesit e Metropolitaneve më pas udhëtuan drejt Manchesterit për të arrestuar këngëtarin pas marrjes së informacionit. /Telegrafi/
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...