Aktorja dhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Arjola Demiri, ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon my French”, ku përpos karrierës dhe planeve të reja, ka folur edhe për fëmijërinë e bukur që ka kaluar.
“Realisht kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Ndonjëherë them që pse fëmijët e mi nuk e kanë këtë mundësi sepse kur jua jep çdo gjë të gatshme nuk kanë ëndrra sepse e kanë çdo gjë dhe nuk fantazojnë”.
“Unë jam rritur mes qytetit dhe fshatit tek dajat e mi dhe kam qenë një fëmijë që imitoja prezantueset e RTSH, imitoja aktorë dhe gjithmonë tezet më thërrisnin ‘artistja e tezes’ sepse kam shumë teze dhe më duan njësoj. Kur u rrita kuptova që kishin parë diçka tek unë”.
“Që në moshën 11 vjeç kam luajtur role të moshave më të mëdha. Që këtu nisi e gjithë dëshira ime. Babi nuk më ka ndaluar deri në gjimnaz që të marr pjesë në aktivitete të ndryshme plus që kam qenë edhe volejbolliste shumë e dalluar sepse klasa ka qenë kampion dhe unë kapitenia”.
“Ku flitej për artin unë isha kudo. Më pas mami ishte shtysa ime më e madhe, ndërsa babi jo, sepse mendonte që nuk ishte profesioni i duhur për mua. Ai ishte dakord për police. Ka pasur një luftë të hapur mes mamit dhe babit”, citon Top Channel fjalët e aktores.
Arjola ka zbuluar gjithashtu se kur ka hyrë në “Big Brother VIP” nuk i ka treguar as babait dhe as gjyshit të saj: “Unë i thashë mamit merru ti. Sepse babi nuk është i dhënë pas rrjeteve sociale. Nuk dija si t’jua shpjegoja”.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut