Dy artistët e njohur shqiptarë, Ardian Bujupi dhe Noizy, kanë publikuar në mesnatë projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re verore ritmike të quajtur “Aventura”, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Producimi është realizuar nga EngliVersal, kurse për miksimin dhe masterizimin u kujdes Jetmir „9Milli“ Sherifi.
Dyshja vijnë me paraqitje atraktive, ndërkohë që klipi është shoqëruar me skena të ndryshme.
Ky duket se është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili besohet se do të shndërrohet në një hit veror.
Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Bujupit.
Ardiani përkundër se jeton dhe vepron në Gjermani, ai shpesh realizon këngë e bashkëpunime me artistë që veprojnë në tregun muzikor shqiptar. /arbresh.info/
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë