Aktori me prejardhje kosovare, Arbër Mehmeti tash e disa vite është duke e zhvilluar karrierën e tij profesionale në Los Angelos.
Ai shquhet për rolet e tij të shumta, madje ishte pjesë e një nga filmave më të famshëm komedi-romancë “Why Him”.
Mehmeti i cili po bën karrierë në skenën e Los Angeles-it në këtë film shihet të jetë në mesin e shumë yjeve botërore siç janë: James Franco, Bryan Cranston, Megan Mullally, Keegan-Michael Key, Griffin Gluck.
Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe në disa filma të njohur si: “Counterpart”, “Santa Clarita Diet”, “The Madness Within”, “Jean Claude Van Johnson”, “Discount Fitness”, “Love of Mass Destruction”, “Empty Space”, etj.
Aktori Mehmeti fitoi kampionatin e Rajonit V në Festivalin Amerikan të Kolegjit ‘Kennedy Center’ dhe u nderua me çmimin prestigjioz Irene Ryan.
Po ashtu, ai ishte anëtari i vetëm i klasës që performoi në çdo prodhim, përfshirë “Ciklin e Kentakit”, ku nominua për çmimin e ‘Circle of Drama Critics’ për ansamblin më të mirë.
Duhet theksuar se ai ka lindur në Prishtinë, e që gjithnjë e më shumë ishte i fokusuar në ëndrrën e jetës së tij, ku tashmë ka arritur të jetë në mesin e aktorëve më të suksesshëm shqiptarë.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania