Dhjetëra mijëra fansa të yllit të muzikës pop, Taylor Swift, (34-vjeçare) kanë mbetur pa tri koncerte në Vjenë për shkak të masave të sigurisë kundër një sulmi të mundshëm terrorist.
Pavarësisht zhgënjimit të madh, të gjithë fansat në Vjenë kanë mundësinë të kalojnë kohë me muzikën e superyllit me fansat e tjerë.
Fansat e Taylor Swift vendosën ta shfrytëzonin situatën sa më mirë, ndaj pavarësisht shiut, ata u mblodhën në rrugën Cornelius dhe filluan të këndojnë, ndonëse disa prej tyre po qanin.
Ata shkëmbyen byzylykë, një praktikë e zakonshme në koncertet e saj dhe pamjet e ribashkimit u bënë virale në rrjete sociale.
Ata u ofrojnë ekspozita falas, shfaqje të modës…
Edhe Vjena vendosi të ngushëllojë fansat e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Në faqen zyrtare të qytetit të Vjenës, është bërë e ditur se të gjitha ekspozitat dhe sfilatat e modës janë falas për vizitorët me biletat e blera të koncertit.
Qyteti ka siguruar gjithashtu hyrjen falas në stadiumin Wiener Stadionbad për këdo që tregon një biletë koncerti, ndërsa ata që kërkojnë argëtim do të mund të hyjnë falas në disa klube.

Gjithashtu, disa hotelierë ofrojnë ushqim dhe pije falas me paraqitjen e një bilete koncerti, dhe një dyqan bizhuterish po jep gjerdanë falas. /Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim