Anton Quni kishte përdorur një plan të mirë për të motivuar ushtarët në luftë.
Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti Anton Quni mbrëmë në ”Kojshia Show” të RTv21 foli për tema të ndryshme, por kryesisht të karakterit politik.
Ndër shumë ngjarje që ai tregoi për shikuesit e emisionit ”Kojshia Show” ishte edhe çështja se si i kishte motivuar ushtarët e tij gjatë kohës së luftës kur ai ishte komandant, shkruan rtv21.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=zWvnTfK_T6g&feature=youtu.be
Quni tregoi se për këtë kishte përdorur një taktikë interesante dhe paksa me humor.
”Në atë kohë flitej se Arkani ka plane me kidnapu Adelina Ismajlin, edhe une këtë ua prezantojë ushtarëve, u thash a e keni dëgju këto që po flitet për këtë temë edhe normal që ushtarët u acarun. Për ne ishte ikonë Adelina Ismajli, thash ne a mund t’i lejojmë vetit që një paramilitar me ardhë në mes Kosovës edhe me marrë Adelina Ismajlin, është drejtpërdrejt sulm në nderin tonë kombëtar, edhe na duhet meniher me i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe m’i dalë në ndihmë. Natyrisht u kriju një entiziazëm, filluam pak me shaka etj”, tha Quni duke shtuar se në mbrëmje kishte ardhur një ushtar i tij nga Tirana dhe shumë i entziazmuar i kishte treguar se në Tiranë e kishte parë Adelina Ismajlin, derisa Quni i kishte thënë ta mbyllë gojën pasiqë është top sekret që nuk bënë ta kuptojë asnjë ushtarë, sepse ishte motivi i tyre që t’i dalin në ndihmë Adelinës.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...