Anëtarja e grupit “Little Mix” Leigh-Anne Pinnock është fejuar me futbollistin Andre Gray.
Gray i propozoi këngëtares Leigh-Anne Pinnock në kopsht derisa çifti festonin përvjetorin e tyre të katërt të lidhjes, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info
Të enjten në mbrëmje futbollisti publikoi një foto në Instagram, ku pozoi përkrah të fejuarës së tij, ndërsa ajo tregoi unazën e saj të madhe të fejesës me gurë diamanti menjëherë pasi pranoi propozimin e tij.
Dyshja, që filluan lidhjen në vitin 2016, do të martohen pasi sulmuesi i Watford i propozoi Leigh-Anne duke u ulur në gjunj në festën për përvjetorin e tyre të lidhjes.

Në një prej fotografive që dyshja ndanë me 120.000 ndjekësit, këngëtarja shihet duke mbuluar fytyrën e saj derisa partneri ia tregoi unazën. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...