Festivali më i vjetër në Evropë, njëherësh një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë.
Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Alketa Vejsiu do të prezantojë në natën e tretë të Sanremos me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shkruan portali arbresh.info
Para pak çastesh, Alketa ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram, se po niset për në Itali.

“Rruga e Sanremo, më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t;ju nderoj”, ka shkruar Alketa.
Kujtojmë se, festivali “Sanremo” mbahet nga 4 deri me 8 shkurt. /arbresh.info/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...