Aktori i njohur Alec Baldwin ka folur për herë të parë në publik pas vrasjes aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në një set filmi në fillim të këtij muaji, duke thënë se “ajo ishte shoqja ime”.
Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte më favorizuese që të ndalohet përdorimi i armëeve të zjarrit në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se është urdhëruar që të mos diskutonte hetimet në vazhdim. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.
Hutchins, 42 vjeçe, u qëllua në xhirimet e filmit perëndimor Rust në shtetin amerikan të Neë Mexico, kur Baldëin qëlloi pa e ditur se arma kishte një plumb të vërtetë.
Regjisori i filmi, Joel Souza, u plagos gjithashtu.
“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, darkova me Joelin”, tha aktori para gazetarëve.
“Kishim një ekip shumë të mirë dhe gjërat po shkonin mirë, para se të ndodhte kjo gjë e tmerrshme”, tha ai, për të gjithë ekipin që po xhironte filmin “Rust”.
Baldwin tha se incidenti ishte një “një në trillion” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë./arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...