Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, në një konferencë me gazetarë në Prishtinë ka folur rreth koncertit të madh “Hapësirën e një ëndrre” që pritet të mbahet me 19 qershor në sallën ‘1 Tetori’.
Ai e ka cilësuar këtë koncerti si më të madhin në karrierën e tij në Kosovë. Të njëjtin koncertë e kishte mbajtur edhe në Tiranë ku kishte pasur publik në numër rekord. Të njëjtën gjë po synon ta bëj edhe në Prishtinë.
Janë me dhjetëra hitet e tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë.
I shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Prishtinës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...