Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim artisten e mirënjohur kosovare Leze Qenën ,me rastin e 80 vjetorit të lindjes së saj.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu vlerësimin dhe konsideratat më të larta për punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që aktorja ka dhënë dhe po vazhdon të japë për artin dhe kulturën në Kosovë.
Kryeministri çmoi rëndësinë që kanë për Kosovën vlerat kulmore artistike të kultivuara nga Leze Qena dhe artistë të shumtë kosovarë,ai po ashtu theksoi angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin dhe avancimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të përkrahjes së gjithanshme për artistët dhe njerëzit e kulturës në Kosovë.
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...