Tërmeti në Turqi dhe Siri i ndodhur më 6 shkurt ka shkaktuar një impakt dhe bujë të madhe në mbarë botën.
Katër ditë pasi ndodhi kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë po shuhen dhe për momentin ka më shumë se 21,000 viktima të tërmetit të vdekur, 75,000 të plagosur dhe nuk dihet numri i të zhdukurve.
Media të shumta ndërkombëtare kanë raportuar për zhdukjen e aktores Cansu Dere, yll i telenovelave turke si “Madre” dhe “Megnificent Century”, shkruan revista spanjolle HOLA.
Zhdukja e aktores Cansu Dere 42-vjeçare, e njohur për telenovela ‘Dashuria e nënës’ dhe ‘Gruaja e mashtruar’ pas tërmetit në Turqi , në orët e para të së hënës, 6 shkurt ka shqetësuar ndjekësit.
42-vjeçarja e cila jetonte në afërsi të epiqendrës ku ndodhi tërmeti, është zhdukur që nga tragjedia në vendin e saj dhe nuk ka dhënë shenja jete.
Megjithatë, nuk ka asnjë raport zyrtar për gjendjen e saj apo edhe të disa aktorëve të tjerë të njohur turq.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...