Aktorja 35-vjeçare, Amy Schumer, e njohur për rolet e saj në komeditë Inside Amy Schumer dhe Trainwreck, ka blerë fermën të cilin babai i saj ishte detyruar ta shiste kur ajo ishte 9-vjeç.
“Ne e kishim humbur këtë fermë kur unë isha fëmijë, por sot e kemi kthyer prap”, ka shkruar ajo në Instragram, transmeton arbresh.info.
Në një intervistë për NYT, ajo ishte shprehur se familja e saj kishte falimentuar kur ajo ishte nëntë vjeç, dhe babai i saj u diagnostikua edhe me sklerozë të shumëfishtë.
Në autobigrafinë e saj, ajo ka shkruar se ‘jeta ishte gjithnjë e më pak e rëhatshme për ne, pasi prindërit humbën paratë’.
“Filluam të jetonim nëpër shtëpi të vogëla dhe flenim me një dhomë”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, jeta e saj ka marrë kthesë për të mirë. Aktorja ka arritur të emocionojë tej mase edhe babain e saj me dhuratën e bërë./Arbresh.info
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici