Google ADS

Aktori turk kontakton këngëtaren shqiptare, ajo i publikon sms-të private (FOTO)

12:00 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

Është një këngëtare mjaft e njohur në vendin tonë me një sërë bashkëpunimesh të suksesshme si ato me Bleron dhe Ermal Fejzullahun, e duket se tani ka tërhequr vëmendjen e producentëve të huaj. Po flasim për këngëtaren simpatike Aida Doci.

Këngëtarja është kontaktuar në rrjetin social ‘Instagram’ nga aktori dhe producenti turk Okay Kaynarca i cili i ka shprehur asaj vlerësimin dhe pëlqimin e tij për këngët e saj. ‘Përshëndetje Aida. Ne na pëlqejnë shumë këngët e tua e do të donim, nëse është e mundur, të të dëgjonim të performoje live,’ – ka shkruajtur aktori dhe producenti, raporton xing.

Aida Doci ka publikuar këtë mesazh për fansat e saj në Instagram duke e falënderuar atë publikisht. Okay Kaynarca njihet mjaft në Turqi për role të ndryshme në seriale dhe si producent në muzikë.

39fa6772118a83822a0a0f06576e2127-300x330_1503127746-6666489

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme