Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi ka kryer me sukses operacionin pasi ishte diagnostikuar me tumor në tru.
Kjo u bë e ditur nga disa miq dhe familjar të saj të cilët këtë lajm e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.
Ka qenë fillimisht shoku i saj i fëmijërisë, Petriti, ai i cili përmes një statusi në Facebook përdori ironinë satirikë për të treguar se Adriana ia doli.
“Zemra jonë Adriana, domethënë edhe kësaj here jua lujti lojën e kaloi me sukses”, shkroi ai.
Kujtojmë se të hënën, Adrina njoftoi ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh, me çka u detyrua që t’i nënshtrohet ndërhyrjes së radhës për shmangien e tij./arbresh.info/
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...