Modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Adriana Lima në muajin shkurt të këtij viti njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
40-vjeçarja, dy ditë më parë zbuloi gjininë e fëmijës së saj të parë me të dashurin, Andre Lemmers, shkruan arbresh.info
Lima dhe familja e saj qëndruan përpara një ekspozite të madhe me tullumbace me fjalët “djalë” dhe “vajzë” në një video të postuar në TikTok dhe Instagram.

Lima kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli me të kaltër deri në kyçin e këmbës, ku shfaqeshin edhe dy vajzat e saj Valentina, dhe Sienna.
Supermodelja mahnitëse ishte fejuar më parë me yllin e muzikës rock Lenny Kravitz. Burri i saj i parë ishte lojtari serb i NBA-së, Marko Jaric, me të cilin ishte e martuar për pesë vjet. Ata kanë dy vajza, Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç./arbresh.info/
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...