Ndoshta këto mund të jenë profesionet më të kundërta, por supermodelja Adriana Lima nuk e ka problem t’i bëjë të dyja bashkë.
Modelja e ‘Victoria’s Secret’, Adriana Lima, beson se praktika në artin fisnik të boksit për një dekadë do ta bënte më të njohur sesa praktika e saj modele, transmeton arbresh.info.
“Unë e kam praktikuar boksin që 10 vite. Kam filluar si një amatore e boksit, por tashmë e njoh mirë këtë sport”, tha Lima në një intevistë për CNN International.
“Është pasioni im i vërtetë dhe jam me fat që kam gjetur diçka që unë e dua. Nëse nuk do të isha modele, profesioni që do të zgjidhja është boksi,” shtoi ai.
Lima ka publikuar video duke ushtruar boks me trajnerin e saj Dino Spencer, me qëllim për të inkurajuar gratë që të përfshihen në sportin që tradicionalisht luhet vetëm nga meshkujt./Arbresh.info
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...