Adelina Tahiri prezanton motrën

14:17 | 7 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, ka prezantuar fansat me motrën e saj të vogël.

Në një fotografi të postuar në Instagram, Adelina shfaqet krah bjondinës bukuroshe, duke treguar kështu se hijeshia rrjedh në familjen Tahiri.

Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve të këngëtares 23 – vjeçare, duke e komplimentuar atë.

Krijuesja e hitit “S’je i pari”, përveç ngjashmërisë fizike me të motrën, duket se ka ndikuar edhe në stilin e saj në veshje, siç shihet edhe nga fotoja.

Mbetet për t’u parë nëse vogëlushja do të ecë në hapat e Adelinës në muzikë apo do të zgjedhë një tjetër drejtim në jetë.

adelina1

Shpërndaje në rrjete sociale