Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, gjatë këtij viti shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin muzikor “T’iqja”.
Ndërkohë, ajo vazhdoi duke mbajtur koncerte gjithandej në trevat shqiptare, duke u pritur mirë e duartrokitur nga publiku.
https://www.instagram.com/p/BpxF8h4hyzD/?utm_source=ig_embed
Për të gjithë fansat e saj të shumtë ka një lajm të mirë, pasi Adelina së shpejti do të vijë me një këngë të re.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur producenti Granit Gashi, i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtaren.
“Së shpejti”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se Adelina ka gati shumë shpejt një këngë të re.
https://www.instagram.com/p/BriNa4KgbQW/?utm_source=ig_embed
Kjo këngë do të jetë produkt i studios muzikore “Massive Production”, ndërsa pritet të realizohet edhe me klip.
Ndryshe nga Adelina, pasive këtë vit ka qenë motra e saj, këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila është shprehur se për momentin nuk sheh ndonjë interes nga muzika, dhe se është angazhuar në një fushë tjetër, në profesionin për të cilin ka studiuar.
https://www.instagram.com/p/BqCuDqOBiiz/?utm_source=ig_embed
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...